Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave që ndodhi mbrëmë në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli. Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Po është arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale. I njëjti është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Qavolli.
I dyshuari kryesor për plagosjen e mbrëmshme, Agron Gashi ndodhet ende në kërkim nga ana e policisë.
Ai dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.
Në njoftimin për media nga policia thuhet se i dyshuari Agron Gashi është recidivist i veprave penale.
“Personi i kërkuar është: Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje e rёndё nё tentativё’ e cila ka ndodhur më datë 22.05.2024 rreth orës 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë
15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?
Vdes albanologu Mehmet Rukiqi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë
Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti
Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital