LAJMI I FUNDIT:

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Real Madridi është kampion i ri i Spanjës dhe Los Blancos e bënë këtë duke dominuar La Ligan në sezonin 2023/24.

Madrilenët kanë mposhtur në dy ndeshje rivalët e tyre këtë edicion si Barcelonën dhe Gironën, por këtë gjë Xavi duket se e ka harruar.


Trajneri katalunas tha pas humbjes nga Girona se kanë qenë superior ndaj Real Madridit dhe Gironas këtë edicion, edhe pse i kanë humbur nga dy ndeshje.

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin 
Lexo po ashtu Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin 

“Kjo nuk është e lehtë për t’u tretur, por ne duhet të rikuperojmë ekipin. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra: të konkurrojmë më mirë, veçanërisht kur e kemi lojën në duart tona,” tha Xavi për mediat pas humbjes 4-2 në ndeshjen me Girona .

“Ne kemi qenë superiorë në katër ndeshjet kundër dy rivalëve Girona dhe Real Madrid që janë mbi ne në tabelën e La Liga. Por kjo nuk reflektohet në rezultat. Prandaj, ne duhet të përmirësohemi shumë”, tha Xavi.

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Lexo po ashtu Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Problemi më i madh i Barçës është se ata nuk mund të mbajnë avantazhin deri në minutën e fundit, shpesh duke pësuar gola në fund të pjesës së dytë dhe kjo u pa edhe ndaj Gironas që kanë humbur të dyja sfidat me rezultat identik 4-2.

Ndërkohë ndaj Real Madridit, Barcelona pësoi humbje 1-2 në shtëpi dhe u mposht 3-2 në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori