LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë fëmijë në mesin e nëntë të vrarëve nga sulmi i fundit izraelit në Rafah

Gjashtë fëmijë në mesin e nëntë të vrarëve nga sulmi i fundit izraelit në Rafah

Nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm ajror izraelit në jug të Gazës, duke përfshirë gjashtë fëmijë, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të Gazës.

Siç raportohet, sulmi ka goditur një ndërtesë banimi në perëndim të Rafahut ku Izraeli vazhdimisht ka thënë se do të synojë militantët e Hamasit.


Të dhënat e spitalit Abu Yousef al Najjar tregojnë se trupat e pajetë të gjashtë fëmijëve, dy grave dhe një burri janë dërguar atje.

Mes të vrarëve ishin edhe Abdel-Fattah Sobhi Radwan, gruaja e tij Najlaa Ahmed Aweidah dhe tre fëmijët e tyre, tha kunati i Radwan, Ahmed Barhoum, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Barhoum ka humbur gjithashtu edhe gruan e tij dhe vajzën 5 vjeçare.

“Kjo botë është pa vlera dhe morale njerëzore”, tha Barhoum ndërsa qante mbi trupin e vajzës së tij.

Ndryshe, Rafah i cili shtrihet në kufi me Egjiptin, strehon më shumë se gjysmën e popullsisë totale të Gazës prej rreth 2.3 milionë banorësh, shumica dërrmuese e së cilëve u zhvendosën në veri të vendit.

Pavarësisht thirrjeve për përmbajtje nga SHBA-ja, Izraeli ka këmbëngulur për muaj të tërë se ka për synim ta sulmojë Rafahun në të cilin thuhet se ndodhen shumë militantë të Hamasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori