LAJMI I FUNDIT:

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte ‘live’ në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte ‘live’ në TikTok?

Reperi me prejardhje shqiptare, Sin Boy ka rënë pre e një sulmi fizik të egër nga persona të maskuar, ndërsa ishte në një transmetim ‘live’ në rrjetin social TikTok. Incidenti ka ndodhur brenda një salloni flokësh në Athinë, qytet ku reperi aktualisht jeton.

Në videon që ka qarkulluar në internet, shihen të paktën dy burra të veshur në të zeza dhe me maska në fytyrë që futen në sallon dhe e sulmojnë papritur Sin Boy-n. Ata fillojnë ta grushtojnë dhe ta godasin me stol, çka bën që Sin Boy të rrëzohet në dysheme në përpjekje për të mbrojtur veten.


Punonjës të sallonit u përpoqën të ndërhyjnë, duke u munduar të ndalnin dhunën nga dy agresorët, ndërsa situata në video shfaqet të jetë kaotike dhe e papritur.

E gjithë kjo skenë e dhunshme është kapur në një video që më pas u bë virale në rrjetet sociale. Megjithatë, shumë përdorues në internet po spekulojnë mbi autenticitetin e sulmit, duke sugjeruar se videoja mund të jetë e inskenuar nga vetë reperi për të tërhequr vëmendje dhe për të rritur famën e tij.

Dyshimet u shtuan pasi, sapo sulmuesit largohen nga vendngjarja, Sin Boy ngrihet, duke u dukur i paqëndrueshëm por i gjallë, dhe menjëherë fillon të rregullojë flokët e tij – një veprim që shihet si jo i zakonshëm pas një incidenti të tillë të dhunshëm.

Sin Boy është i njohur në Shqipëri dhe Kosovë edhe për marrëdhënien e tij me këngëtaren e njohur kosovare, Rina Balaj. Ndërsa reperi nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për incidentin, spekulimet dhe teoritë mbi video vazhdojnë të marrin hov në mediat online. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori