Zbulohet lista e dhjetë lojtarëve më të paguar në botë – ka befasi në mesin e emrave
Kylian Mbappe qëndron i pari me një diferencë të madhe nga të tjerët si lojtari më i paguar në botë, teksa ylli francez përfiton hiq më pak se gjashtë milionë euro në muaj tek PSG-ja.
Mbappe raportohet se përfiton më shumë se dyfishin e vendit të dytë që mbahet nga Harry Kane, i cili përfiton 2.1 milionë euro në muaj tek Bayern Munichu.
Mediumi prestigjioz L’Equipe ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në Ligue 1, por ata gjithashtu kanë zbuluar edhe pagat e lojtarëve në Evropë.
Pa ndonjë befasi, pesë lojtarë nga Liga Premier bëjnë pjesë në mesin e dhjetë emrave, që nuk përfshin bonuset në kontratat e lojtarëve.
Mbappe po luan vitin e tij të fundit të kontratës me PSG-në dhe paga e tij neto në vit është 72 milionë euro pasi nënshkroi një kontratë trevjeçare në 2022.
Menjëherë pas francezit pra siç u tha më lart renditet Kane i cili ka një pagë prej 2.1 milionë eurosh tek Bayerni.
Dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland, radhiten në pozitën e tretë dhe të katërt respektivisht. Ani pse De Bruyne (2.02 milionë në muaj) ka një pagë bazë më të lartë se Haalandi, është kuptuar se norvegjezi është lojtari më i paguar tek City për shkak të bonuseve të arritura në kontratën e tij.
David Alaba i Real Madridit kompleton top pesëshen, me reprezentuesin austriak që çon në shtëpi rreth 1.88 milionë euro në muaj.
Faktori kryesor mbrapa pagës së lartë të Alabas është fakti se ai iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë nga Bayern Munichu, dhe për këtë arsye atij iu ofrua një pagë e majme.
Dy yjet e tjerë të La Ligës, Robert Lewandowski dhe Jude Bellingham, bëjnë pjesë në top dhjetëshen, ndërsa atë e kompletojnë dyshja e Man Utd, Casemiro dhe Raphael Varane, së bashku me Mo Salah të Liverpoolit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa para do të humbiste Barcelona nëse përfundon e treta në La Liga
“Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro” – francezi legjendar këshillon Mbappen
Mësohet emri i gjigantit anglez që e do Thomas Tuchelin si trajner
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?