LAJMI I FUNDIT:

Belgjika tregon se me çfarë armatimi po e ndihmon Ukrainën – vlera e saj kap shumën prej 412 milionë eurove

Belgjika tregon se me çfarë armatimi po e ndihmon Ukrainën – vlera e saj kap shumën prej 412 milionë eurove

Belgjika ka njoftuar paketa ndihme mbrojtëse për Ukrainën me vlerë 412 milionë euro (445 milionë dollarë), duke përfshirë 300 automjete të lehta taktike Iveco Lynx.

Pjesa e parë e paketave do të përfshijë tre anije gjuetie minash, tha ministri belg i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder, sipas agjencisë së lajmeve Belga. Belgjika dhe Holanda thuhet se do të bashkëpunojnë në sigurimin e ekuipazheve ukrainase me trajnimin e nevojshëm.


Vendet e Beneluksit (Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu) do t’i ofrojnë Ukrainës autoambulanca të blinduara, të cilat do të modernizohen përpara se të dërgohen në Ukrainë. Ministria belge e Mbrojtjes planifikon gjithashtu një blerje të përbashkët të dronëve të zbulimit dhe do të sigurojë automjetet e lartpërmendura Lynx, shkroi agjencia e lajmeve Belga.

Sipas agjencisë së lajmeve, pjesa më e madhe e ndihmës së sapo shpallur do të përbëhet nga predha artilerie me vlerë rreth 373.1 milionë euro (404 milionë dollarë), me burim nga stoqet e vetë Belgjikës dhe nëpërmjet blerjeve ndërkombëtare, sipas agjencisë së lajmeve.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov tha në janar se Belgjika kishte premtuar 611 milionë euro (662 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën në vitin 2024. Shifra është më e lartë se e gjithë shuma që Belgjika i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë deri në fundi të vitit 2023, e cila është 496 milionë euro (538 milionë dollarë).

Sipas faqes së internetit të qeverisë belge, Belgjika ka ndarë 1.7 miliard euro (1.8 miliardë dollarë) në mbështetje për Ukrainën deri në fund të vitit 2025.

Belgjika është një nga 11 vendet themeluese të “koalicionit të aeroplanëve luftarakë” të krijuar korrikun e kaluar që synon të trajnojë ukrainasit për të operuar F-16 dhe ka premtuar se do t’i sigurojë vetë aeroplanët, por jo më herët se viti 2025. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori