Revolucion i thellë te Bayerni – vetëm katër lojtarë e kanë vendin e sigurt
Bayern Munich është i vendosur për një revolucion të madh këtë verë me vetëm katër lojtarë të ekipit të parë që konsiderohen si ‘të paprekshëm’ përpara afatit kalimtar të verës.
Gjiganti gjerman duket se do të mbyllë për herë të parë pas 12 vitesh një sezon pa një titull lige, duke dorëzuar trofeun te Bayer Leverkusen që ka tetë pikë më shumë.
Bayerni pritet të emërojë Max Eberl si drejtor sportiv pas periudhave të tij të suksesshme në Borussia Monchengladbach dhe RB Leipzig.
Sky Germany raporton se ai mund të bëjë disa ndryshime të pamëshirshme në skuadër, ku vetëm disa të përzgjedhur janë të sigurt nga transferimi në këtë verë.
Harry Kane, i cili ka shënuar 29 gola në 30 paraqitje që nga momenti kur iu bashkua Bayernit, është në mesin e atyre ‘të paprekshëm’ përkrah Jamal Musiala, i cili konsiderohet si fytyra e klubit për vitet në vijim.
Të sigurt nga sëpata janë edhe dyshja shumëvjeçare Manuel Neuer dhe Thomas Muller, ky i fundit që ka zgjatur së fundmi kontratën deri në vitin 2025.
Mediumi shton më tej se e ardhmja e çdo anëtari tjetër të skuadrës së Bayernit është e pasigurt edhe pse klubi mund të përballet me vështirësi në largimin e atyre me kontrata afatgjata dhe shumë të paguar, duke përfshirë Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Leroy Sane dhe Kingsley Coman. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?