Interesim i madh për kuponët për inverterë, janë dorëzuar mbi 500 kërkesa në ditën e parë të thirrjes publike
Ditën e parë pas publikimit të thirrjes publike të Ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin e kondicionerëve inverter, në arkiv kanë mbërritur mbi 500 kërkesa nga qytetarët që kanë dorëzuar personalisht aplikimet dhe numri është më i madh duke pasur parasysh se qytetarët nga qytetet e tjera i dërgojnë kërkesat e tyre me postë.
Mëngjesin e sotëm para ministrisë kishte radhë prej njëqind qytetarësh që prisnin të dorëzonin kërkesat e tyre për të marrë kupon prej 23 mijë denarë për blerjen e inverterëve të kondicionerëve.
Kuponët do të merren me postë pasi shpallje të përfundojë dhe kërkesat të jenë përpunuar. Është shpallur njoftim publik për përzgjedhjen e kompanive nga të cilat qytetarët do të mund të blejnë kondicionerë.
Për të marrë kupon, kriteret janë që aplikanti të mos ketë shfrytëzuar subvencione për kondicionerë me inverter në tre vitet e fundit, të mos ketë lidhje me sistemin e ngrohjes qendrore dhe që pajisja të jetë instaluar gjatë vitit 2024 pra më së voni deri më 30 nëntor. Kuponët do të shpërndahen sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari”.
Ministria e Ekonomisë shpalli programin e subvencionimit për efiçiencën e energjisë shtëpiake, i cili këtë vit është zgjeruar dhe për të janë ndarë më shumë se katër milionë euro.
“Nga nesër do të shpallet thirrje publike për ndarjen e kuponëve prej 25.000 denarë për amvisëri për ata që jetojnë në territorin e rajonit të Pellagonisë, përkatësisht komunat Manastir, Demir Hisar, Krivogashtani, Krushevë, Mogillë, Prilep, Resnjë, Novaci dhe Dollneni, si dhe për komunat Vevçan, Dibër, Debarcë, Kërçovë, Makedonski Brod, Ohër, Plasnicë, Strugë dhe Qendër Zhupë. Për këto komuna janë ndarë 100 milionë denarë”, – tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Në rajonet e tjera të Maqedonisë do të ndahet kupon prej 23.000 denarë për inverter.
Ministria parashikon që do të shpërndahen mbi 7 mijë kupona për kondicionerë me inverter dhe nëse ka më shumë interes, Bekteshi bëri të ditur se do të rritet shuma për financimin e kuponëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3