Donald Trump tha se Joe Biden e kishte vendosur globin në “prag të Luftës së Tretë Botërore” pasi një sulm me dron në një bazë në Jordani vrau tre trupa amerikane.
Ish-presidenti e sulmoi pasardhësin e tij pas incidentit të së dielës, për të cilin Shtëpia e Bardhë fajësoi militantët “të mbështetur nga Irani” që veprojnë në Lindjen e Mesme.
“Ky sulm i pacipë ndaj Shteteve të Bashkuara është një tjetër pasojë e tmerrshme dhe tragjike e dobësisë dhe dorëzimit të Joe Biden”, citohet të ketë thënë Trump në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Tri vjet më parë, Irani ishte i dobët, i thyer dhe plotësisht nën kontroll. Falë politikës sime të presionit maksimal, regjimi iranian mezi mund të grumbullonte dy dollarë së bashku për të financuar përfaqësuesit e tyre terroristë”, ka shtuar ai.
Kandidati republikan akuzoi Biden se i dha Iranit “miliarda dollarë”, të cilat ai tha se ishin përdorur nga Teherani për të “përhapur gjakderdhje dhe masakër në të gjithë Lindjen e Mesme”.
“Ky sulm nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha president, madje nuk do të kishte as një shans – ashtu si sulmi i Hamasit i mbështetur nga Irani ndaj Izraelit nuk do të kishte ndodhur kurrë, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë dhe ne do të kishim paqe në të gjithë botë”, ka pretenduar ai.
“Në vend të kësaj, ne jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore”, ka shtuar Trump.
Ndryshe, të hënën, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA po përgatit një përgjigje “shumë konsekuente” ndaj vrasjes së trupave amerikane, por e bëri të qartë se Uashingtoni nuk po kërkonte luftë me Iranin.
“Natyrisht, ky sulm është shumë, shumë serioz…”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. “Por ne nuk kërkojmë një luftë me Iranin. Ne nuk po kërkojmë një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Amerikanja dëgjoi zhurma të pazakonta poshtë krevatit dhe thirri policinë në panik – shtëpinë ia kishte shfrytëzuar pa leje një burrë për katër muaj
Penda e këtij zogu shitet për 26 mijë euro në Zelandë të Re – pronari nuk mund ta nxjerrë jashtë vendit pa leje
Scholz bën thirrje për thellim të bashkëpunimit ushtarak në Evropë
Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si "Jugu Global"
Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska
Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë
Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona