LAJMI I FUNDIT:

Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq – shumicën e bënë vendet e njohura si “Jugu Global”

Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq – shumicën e bënë vendet e njohura si “Jugu Global”

Rezoluta për vendosjen e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe mori mbështetje absolute nga Perëndimi, por edhe nga të ashtuquajturat vende të “Jugu Global”.

Për Rezolutën votuan 84 anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe vetëm 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan, raporton klix.ba. Kjo ka bërë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të thotë se shumica e vendeve nuk votuan pro rezolutës që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë duke marrë parasysh 68 vota kundër dhe 19 absenime, të cilat në total bëjnë 87 vota.

Vuçiq ende në iluzione, thotë se në OKB nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën
Lexo po ashtu Vuçiq ende në iluzione, thotë se në OKB nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën

Sa i përket kontinentit evropian, shumica dërrmuese e vendeve e mbështetën rezolutën dhe Serbia u gjend e vetme me Hungarinë, Rusinë dhe Bjellorusinë. Greqia, Qiproja dhe Sllovakia abstenuan ndërsa Principata e Monakos votoi për.

Por Perëndimi nuk mbeti i izoluar.

Falë mbështetjes së një pjese të botës islame dhe vendeve të jugut global u miratua rezoluta për Srebrenicën dhe këto vende treguan se në rastin e tyre çështja e gjenocidit i kapërcen të gjitha ndarjet politike dhe ideologjike.

Këtu, përveç fuqive të mëdha të Lindjes së Mesme të Iranit, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, ka edhe mbështetjen e fuqive më të mëdha afrikane, Egjiptit dhe Republikës së Afrikës së Jugut.

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Lexo po ashtu Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Kur bëhet fjalë për Lindjen e Largët, rezoluta u mbështet nga vendet më të rëndësishme islame, Malajzia dhe Indonezia.

Mbështetja nuk ka munguar edhe nga Amerika e Jugut.

Rezoluta u mbështet nga Kolumbia, një vend që ka qenë në fokus të publikut botëror muajt e fundit pasi presidenti i saj ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin dhe njoftoi hapjen e një ambasade në Palestinë. Për votuan edhe Uruguai, Kili, Ekuador dhe Guajana.

Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh – mbi 100 mijë të vrarë.

Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Botë
Abazoviq thotë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë

Abazoviq thotë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë

Mali i Zi
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Zelensky: Aeroplanët luftarak F-16 do të arrijnë shpejtë në Ukrainë nga Danimarka

Zelensky: Aeroplanët luftarak F-16 do të arrijnë shpejtë në Ukrainë nga Danimarka

Evropa
Katërmbëdhjetë jordanezë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Katërmbëdhjetë jordanezë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Azia
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Kalo në kategori