LAJMI I FUNDIT:

Alabama kryen ekzekutimin e parë me azot

Alabama kryen ekzekutimin e parë me azot

Alabama ka realizuar dënimin e parë me vdekje në SHBA duke ekzekutuar me azot vrasësin Kenneth Eugene Smith, i cili ishte i dënuar për vrasjen e Elizabeth Sennett në vitin 1989.

Alabama dhe dy shtete tjera amerikane kanë miratuar përdorimin e azotit si një metodë alternative ekzekutimi, sepse barnat e përdorura si injeksione vdekjeprurëse janë bërë të vështira për t’u gjetur.


Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimeve me Vdekje, Smith është personi i parë që vritet duke përdorur azot të pastër kudo në botë, ekzekutimi i të cilit u realizua në Institutin Korrektues Holman në Atmore.

“Sonte Alabama bën që njerëzimi të bëjë një hap prapa. Faleminderit që më mbështetët. Ju dua të gjithëve”, tha Smith para se të ekzekutohej, sipas dëshmitarëve.

Thithja e azotit bëri që qelizat e tij të shkatërrohen deri në vdekje.

Ky vendim u cilësua si metodë efektive dhe humane për të vënë drejtësinë në vend, sipas prokurorit të përgjithshëm Steve Marshall.

Ndryshe, Smith ishte një nga dy vrasësit e dënuar për vrasjen e Sennett, edhe pse kishte deklaruar se ishte i pranishëm kur u vra por nuk mori pjesë në sulm. Vrasësi tjetër është ekzekutuar në vitin 2010.

Departamenti i Korrigjimeve në Alabama ka ndarë detaje nga 48 orët e fundit të tij, ku ai u vizitua nga familjarët, avokati i tij, dhe miqtë.

Alabama ishte përpjekur të ekzekutonte Smith me një injeksion vdekjeprurës dy vjet më parë, por pa sukses. Të enjten mbrëma Gjykata Supreme dha vendimin e fundit për dënimin e tij i cili u kundërshtua nga shumë gjyqtarë.

Kjo metodë ekzekutimi u dënua edhe nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili e cilësoi si torturë, trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues, sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori