Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s në më pak se një dekadë.
“Ekspertët tanë presin një periudhë prej pesë deri në tetë vjet në të cilën kjo mund të jetë e mundur”, tha ai për gazetën gjermane Der Tagesspiegel, transmeton Telegrafi.
“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë, kështu që duhet të kemi parasysh që Vladimir Putin mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s një ditë”.
Por nuk ka gjasa “për momentin”, shtoi ministri gjerman.
Megjithatë, sipas tij një gjë është e sigurt, Evropa po përballet me një situatë kërcënimi që nuk ka ekzistuar për 30 vjet.
“Ne e shohim këtë përmes sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë – së fundmi kundër miqve tanë në Baltik”.
I pyetur nëse qeveria gjermane mund të bënte më shumë për të ndihmuar Ukrainën, Pistorius tha se vendi i tij ishte “mbështetësi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake pas SHBA-së, dhe për këtë arsye më i madhi në Evropë”.
“Nëse Putini fiton këtë luftë dhe pushton Ukrainën, rreziku për territorin e aleancës sigurisht që do të rritet gjithashtu”, potencoi ai mes tjerash.
Deklarata e tij vjen derisa gjatë ditës u raportua se një zyrtar i NATO-s paralajmëroi civilët që të përgatiten për konflikt me Rusinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251