LAJMI I FUNDIT:

Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit

Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit

Përparimi i shpejtë i rusëve në veri të rajonit të Kharkivit u ngadalësua në saje të artilerisë dhe municioneve perëndimore.

Ushtarët e Brigadës së 92-të të Pavarur Sulmuese të Ukrainës, të cituar nga gazeta “Independent”, thonë se kanë qëlluar vazhdimisht ditë e natë.

“Ka shkuar 24/7. Këmbësoria e tyre vazhdon të përparojë, ne vazhdojmë t’i zmbrapsim sulmet e tyre. Të paktën ne mundohemi. Sa herë të jetë e mundur, do t’i rrëzojmë”, tha një prej komandantëve, sipas Independent.


Vitaly përshkroi veprimtarinë e njësisë së artilerisë “ne i ndjekim gjatë gjithë kohës teksa përshkojnë rrugëtimin e tyre pesë kilometërshe larg Shebekinit”.

Shebekino është një qytet në rajonin rus të Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën, rreth 12 kilometra nga qyteti ukrainas Vovchansk.

“Ne i shohim ata duke lëvizur drejt pozicioneve të tyre. Ndërsa ata janë duke lëvizur, sigurisht që ne mundohemi t’i godasim, t’u shkaktojmë humbje maksimale”, shtoi Vitalij.

Ai është i bindur se njësiti që drejton nuk do t’i mungojnë municionet, “me do të vazhdojmë të marrim municion sepse jemi përballë një grupi të madh dhe të rrezikshëm armik”.

Sipas tij, tani duhet të tregohet se njerëzit janë në gjendje të ndalojnë një sulm të madh armik në Kharkiv dhe rajonin e Kharkiv në një situatë kaq ekstreme.

“Pas kësaj, armiku nuk do të mendojë që ta sulmojë Kievin, Chernihiv ose Sumy”, shton ai, ndërsa oficerët shqyrtojnë pamjet e dronit që tregojnë tymin që ngrihet mbi Vovchansk dhe bëjnë llogaritjet për shënjestrimin e obusit. Të dy sigurohen që obusi vetëlëvizës amerikan M109 të kamuflohet mirë nga degët e pemëve.

Në mes të majit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dekoroi disa ushtarë nga kjo njësi për sukseset e tyre luftarake të deritanishme. Në një intervistë me reuters të hënën, ai tha se situata në veri të Kharkiv ishte përmirësuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori