LAJMI I FUNDIT:

Ermal Krasniqi bashkohet me Rrahmanin dhe Hasanin, detajet e marrëveshjes mes Cluj dhe Rapid Bukureshtit

Ermal Krasniqi bashkohet me Rrahmanin dhe Hasanin, detajet e marrëveshjes mes Cluj dhe Rapid Bukureshtit

Rapid Bukureshti ka arritur marrëveshje me CFR Clluj për transferimin e sulmuesit anësor nga Kosova, Ermal Krasniqit, teksa janë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes mes dy klubeve.

Duke luftuar me FCSB, Rapidi është skuadra më aktive e Superligës Rumune në tregun e transferimeve dimërore.


Pasi sollën Florent Hasanin nga Tirana dhe Borisav Burmazin, Rapidi ka arritur marrëveshje me CFR Cluj për transferimin e Ermal Krasniqit, i cili ishte i kërkuar edhe nga Gigi Becali në FCSB.

Florent Hasani prezantohet te Rapid Bukureshti, merr fanellën me numër 8
Lexo po ashtu Florent Hasani prezantohet te Rapid Bukureshti, merr fanellën me numër 8

Sipas mediumit rumun Fanatik, të dyja palët kanë shtrënguar duart për marrëveshjen e transferimit dhe Krasniqi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë me opsion vazhdimi edhe për një sezon.

Lojtari kosovar thuhet se do të ketë një pagë mujore prej 20 mijë eurosh te Rapidi.

Në këmbim të Ermal Krasniqit, presidenti Dan Sucu është dashur të paguajë shumën prej 1 milion euro, ndërsa CFR Cluj ka mbajtur edhe 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme.

Pronari i Rapid Bukureshtit konfirmon transferimin e Ermal Krasniqit

Rapid dhe CFR Cluj kanë arritur në një emërues të përbashkët nga të gjitha pikëpamjet dhe Ermal Krasniqi në ditët në vijim do të shkojë në Bukuresht për një vizitë mjekësore.

Sulmuesi do të ketë bashkëlojtarë te Rapidi, Albion Rrahmanin dhe Florent Hasanin, ‘kolegë’ në Përfaqësuesen e Kosovës.

“Mund ta konfirmoj. Kolegët më njoftuan se Ermal Krasniqi është lojtari i Rapidit. E mirëpresim dhe shpresojmë që së bashku të luftojmë për objektivat që i dimë të gjithë, vendet 1-3 e pse jo edhe titullin kampion”, ka thënë fillimisht pronari Dan Sucu për Fanatik.

“Krasniqi është një transferim që përshtatet në strategjinë e Rapidit për të sjellë lojtarë të rëndësishëm, lojtarë konkurrues, të cilët do të bëjnë ndryshimin për ekipin tonë dhe për tifozët tanë të mrekullueshëm”.

“Krasniqit mund t’i them vetëm: ‘Mirë se erdhe në Giulesti, Ermal!’”, përfundoi presidenti i Rapid Bukureshtit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

La Liga
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Kalo në kategori