LAJMI I FUNDIT:

Goditet me veturë një zyrtar policor në Ozdrim të Pejës

Goditet me veturë një zyrtar policor në Ozdrim të Pejës
Foto: Ilustrim

Është goditur me veturë një zyrtar policor pasditen e kësaj të hëne në fshatin Ozdrim të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Gashi ka thënë se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 18:00 një patrollë policore ka qenë në pikë kontrollë në krye të detyrës, ku një zyrtar policor ka tentuar ta ndaloj një të dyshuar, ku i dyshuari nuk është ndaluar dhe ka goditur me veturë njërin nga policët, duke ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Gashi./Telegrafi/