LAJMI I FUNDIT:

Mijëra njerëz të mbledhur në Tel Aviv protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit izraelit

Mijëra njerëz të mbledhur në Tel Aviv protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit izraelit

Në Tel Aviv të Izraelit u mblodhën mijëra njerëz për të protestuar dhe shprehur pakënaqësitë e tyre kundër qeverisë izraelite dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Protesta e tyre u përcoll me këngë dhe thirrje për kthimin e pengjeve në shtëpi.


Në tubim morën pjesë shumë njerëz që kishin humbur familjarë gjatë kësaj periudhe, dhe dhimbjen e tyre zgjodhën ta ndajnë me turmën, transmeton Telegrafi.

Fjalim mbajti edhe oficeri ushtarak Lior Sela, i cili theksoi se do të padisë “përgjegjësit e këtij dështimi të madh”, raporton euronews.

Ndërkohë, fuqitë botërore kërkojnë që të lejohet ndihma në territorin palestinez, pasi tensionet midis Izraelit dhe Hamasit vijnë e shtohen.

Sipas shifrave të OKB-së, 1.9 milion banorë janë detyruar të zhvendosen nga Gaza, ku shumë prej tyre janë dërguar në strehimore dhe tenda të mbushura me njerëz, duke luftuar për ushqim, ujë, dhe kujdes mjekësor.

Lufta midis Hamasit dhe Izraelit filloi pas sulmit të 7 tetorit nga grupi militant, i cili vetëm atë natë vrau 1200 njerëz dhe mori 240 pengje.

Deri më tani, thuhet se janë vrarë më shumë se 20 mijë palestinezë, dhe 53 mijë janë plagosur.

Por, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli është zotuar të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet dhe të hiqet nga pushteti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori