LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Po më shijon ky futboll nga futbollistët

Batatina: Po më shijon ky futboll nga futbollistët

Llapi e ka mbyllur me fitore sezonin vjeshtor në Albi Mall Superligë, pasi ka triumfuar në udhëtim te Liria me rezultat 0-2.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra llapjane nga fillimi deri në fund të saj, derisa Muhamet Hyseni dhe Hamdi Namani realizuan golat.


Vlen të përmendet se te të dy golat e shënuar asistues ishte mbrojtësi i majtë Ilir Blakcori.

Tahir Batatina ka thënë se futbollistët e tij po ia shijojnë lojën e futbollit.

Llapi merr fitore të madhe në Prizren dhe ngritët në pozitën e dytë
Lexo po ashtu Llapi merr fitore të madhe në Prizren dhe ngritët në pozitën e dytë

“Sot kemi luajtur ashtu siç kemi stërvitur. Këta djem po ma shijojnë futbollin evropian, po ma shijojnë lojën të cilën e kam kërkuar. Djemtë janë më meritorët për këto rezultat”.

“Si skuadër kemi krijuar mentalitet fituesi. Skema e lojës tonë asnjëherë nuk është e njëjtë. Po bëhet një rotacion të cilën po e mbaj për vete dhe nuk po e zbuloj këtu. Është sistem bashkëkohor”.

“Lirinë e kemi respektuar maksimalisht, por mendoj se duke dhënë maksimumin arritëm me shumë meritë fitore. Kur ke një lojtar si Muhamet Hyseni në skuadër, është lehtë të realizohen golat. E përgëzoj Muhamet Hysenin i cili nga çdo situatë mund të shënoj gol”.

“Mund të them që dominuam tërë kohën, skuadra krijoi shumë dhe me meritë fituam lojën. Përgëzoj lojtarët, kryesinë për kushtet dhe tifozët ‘Legjendat’ që i kemi afër në çdo ndeshje”, deklaroi trajneri llapjan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit

U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit

La Liga
Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Serie A
Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Bundesliga
Ylli i Man United konfirmon largimin e tij nga klubi me një deklaratë emocionuese

Ylli i Man United konfirmon largimin e tij nga klubi me një deklaratë emocionuese

Premier League
Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori