LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Jemi skeptikë nëse Serbia do ta dorëzojë Radoiçiqin

Abrashi: Jemi skeptikë nëse Serbia do ta dorëzojë Radoiçiqin

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se janë skeptikë sa i përket bashkëpunimit me Serbinë për rastin e Radoiçiqit.

“Ne jemi skeptikë te bashkëpunimi i Serbisë, nuk mendojmë që Serbia është e interesuar që ta dorëzojë atë (Radoiçiqin)”, ka thënë Abrashi.


Ndërsa për deklaratën e presidentit Vuçiq se Radoiçiq do të përballet me proceduara serioze në Serbi, ai ka thënë se kjo është vetëm një farsë.

“Sikur çdo deklaratë e tij, edhe kjo duhet të jetë farsë, sepse ne kemi dyshime tepër të bazuara që Milan Radoiçiq, gjersa po flasim tani, është duke u marrë aktivisht edhe me organizime tjera të natyrës së njëjtë në të ardhmen ndaj rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës. Po të mos ishte kështu, ai nuk do të ishte në liri, ndaj tij do të merreshim masa, do të bëhej edhe dorëzimi i tij në Kosovë. Mirëpo, është një farsë nëpërmjet të së cilësi s’i blen kohë para faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Abrashi.

“Mirëpo, pavarësisht këtij skepticizmit, nëse eventualisht në të ardhmen shtohet presioni ndërkombëtar, ndoshta edhe mund të ketë diçka”, ka thënë ai.

Ndryshe, INTERPOL, ka lëshuar urdhër-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në lidhje sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Rashiq ka thënë se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

INTERPOL ka lëshuar urdhërarrest jo vetëm për Milan Radoiçiq, por edhe për 11 persona të tjerë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori