Kane zbulon mbrojtësit më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij
Sulmuesi i Bayern Munich dhe Anglisë, Harry Kane ka zbuluar mbrojtësit më të vështirë me të cilët është ballafaquar në karrierën e tij.
Për dhjetë vitet e fundit, Kane ka qenë njëri ndër sulmuesit më të spikatur në botën e futbollit, duke dhuruar vazhdimisht paraqitje të mira, për klubin dhe kombëtaren.
Anglezi u largua nga Tottenhami aty ku u formësua si futbollist dhe iu bashkua gjatë verës gjigantit gjerman Bayern Munich.
Në një intervistë për EPSN, Kane ka listuar Giorgio Chiellinin dhe legjendën e Chelseat, John Terry si dy prej mbrojtësve më të vështirë me të cilët është ballafaquar.
“Mbrojtësit më të vështirë me të cilët jam ballafaquar? Po, jam përballur me John Terryn në vitet e hershme të karrierës sime dhe gjithmonë kam menduar se ai është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Shumë i zgjuar, shumë inteligjent. Dhe pastaj, Chiellini, ju e dini, ndaj Italisë, ndaj Juventusit. Ai ishte shumë i zgjuar po ashtu, shumë i fortë, i mirë në ajër, kështu që do të shkoj me këta dy”, ka thënë Kane.
John Terry do të mbahet mend si njëri nga lojtarët më të mirë në histori të Ligës Premier, teksa sukeset e tij janë arritur nga vetëm një pjesë e vogël e lojtarëve.
Ndërkohë, Chiellini është ende një futbollist aktiv dhe luan në Los Angeles Galaxy në Amerikë dhe konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të zgjuar dhe më të mirë fizikisht në histori të kësaj loje.
Kane do të rikthehet në aksion të shtunën e 9 dhjetorit, kur Bayern do të përballet me Eintracht Frankfurtit në përpjekje për të mbajtur hapin me liderin Bayer Leverkusen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOusmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'