LAJMI I FUNDIT:

UEFA përditëson ranglistën e klubeve, Ballkani ngritët për 162 pozita nga viti i kaluar – renditja e të gjitha skuadrave kosovare

UEFA përditëson ranglistën e klubeve, Ballkani ngritët për 162 pozita nga viti i kaluar – renditja e të gjitha skuadrave kosovare

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka përditësuar ranglistën e klubeve, ku ndryshime ka pasur edhe nga skuadrat kosovare.

Edicionin e fundit ishin katër skuadra nga Kosova që kanë marrë pjesë në garat evropiane me Ballkanin si kampion në fuqi si dhe Drita, Gjilani dhe Dukagjini.

UEFA tanimë ka përditësuar ranglistën e tyre të klubeve, ku rritja më e madhe ka qenë e kampionit në fuqi të Kosovës, FC Ballkanit.


Suharekasit vitin e kaluar ishin në pozitën e 334-të me vetë 3000 pikë, derisa këtë edicion janë ngritur për 162 pozita.

Aktualisht kampioni në fuqi mbanë pozitën e 172-të në Evropë me 7500 pikë të tubuara në dy edicionet e fundit dhe kjo falë edhe sukseseve duke shkuar dy vite radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.

Një arritje e jashtëzakonshme për skuadrën e Ilir Dajës që po paraqitet me mjaft dinjitet edhe në grupet e Ligës së Konferencës.

Në pozitën e dytë nga skuadrat kosovare mbetet FC Drita, që zë vendin e 201-të në ranglistën e UEFA-s.

Gjilanasit kanë rënie për dy pozita nga viti i kaluar dhe në total kanë mbledhur 6500 pikë në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian.

Drita e nisi aventurën nga raundi i dytë dhe u përball me gjigantin çek Viktoria Plzen, ku në ndeshjen e parë barazoi në udhëtim dhe në të dytën u mposht minimalisht në Prishtinë.

Ngritje nga viti i kaluar ka edhe SC Gjilani që këtë edicion përkundër eliminimit në raundin e parë arriti një barazim me vlera në ndeshjen e parë jashtë shtëpisë.

Emërimi i Egbos te Prishtina kambanë alarmi për trajnerët kosovarë
Lexo po ashtu Emërimi i Egbos te Prishtina kambanë alarmi për trajnerët kosovarë

Bardhekuqtë nga Anamorava vitin e kaluar ishin në pozitën e 371-të, derisa këtë edicion janë në vendin e 340-të me 3000 pikë të grumbulluara.

3000 pikë i ka edhe FC Prishtina, por ka rënie nga pozita 312 në 345 për faktin se nuk arriti të marrë pjesë në Evropë përkundër se fitoi Kupën e Kosovës, por që çuditërisht nuk u licencua nga FFK.

Pozitën e 370-të e mbanë Dukagjini i Klinë që kaloi një raund në pjesëmarrjen e parë në Evropë dhe ka 1500 pikë, derisa Llapi ndodhet një pozitë më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
“Ata e njohin më mirë klubin”, Messi lavdëron Barcelonën që u jep shans të rinjve

“Ata e njohin më mirë klubin”, Messi lavdëron Barcelonën që u jep shans të rinjve

La Liga
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori