Policia e shtetit ka vënë në pranga 16 persona në Tiranë pasi janë kapur me medikamente mjekësore të kontrabanduara në vlerë 50 mijë euro.
Në njoftim bëhet e ditur se strukturat policore, në kuadër të këtij operacioni janë angazhuar gjithashtu për kapjen e dy shtetasve të tjerë, bazuar në informacionet e inteligjencës policore.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, pas një pune hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Rrugëtimi’”, thuhet në njoftim.
Si rezultat i tij u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: D. B., 39 vjeç, G. B., 45 vjeç, E. B., 35 vjeç, D. Th., 40 vjeç, E. M., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u ndaluan shtetasit L. B., 41 vjeç, banues në Fier, F. M., 36 vjeç, banues në Berat, A. H., 51 vjeç, E. Q., 44 vjeç, A. D., 45 vjeç, S. D., 31 vjeç, A. H., 45 vjeç, G. H., 64 vjeç, A. S., 56 vjeç, T. M., 30 vjeç, A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, strukturat Policore, bazuar në informacionet e inteligjencës policore, janë angazhuar për kapjen e shtetasve A. C., dhe L.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare