LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është kjo gjë që u pa në rrugët e Splitit të Kroacisë

Çfarë është kjo gjë që u pa në rrugët e Splitit të Kroacisë

Të premten, më 20 tetor, një person “i veshur me një top blu”, që i mbulonte kokën dhe pjesën e sipërme të trupit, ka ecur rrugëve të Splitit, Kroaci.

Dhe sigurisht këto pamje kanë tërhequr shumë vëmendje, me fotografët që u vërshuan rreth saj dhe, natyrisht, shumë janë të interesuar se për çfarë bëhet fjalë, përcjell Telegrafi.


Moda e re vjeshtë/dimër 2023, dikush ‘i humbur’ apo një performancë?

Supozohet të jetë kjo e treta.

Kjo pasi që në Split filloi festivali i parë “Split Calling 2023”, një festival i cirkut bashkëkohor dhe artit në ajër të hapur, i cili do të zgjasë gjithë fundjavën. /Telegrafi/