LAJMI I FUNDIT:

Bibliotekarët mbetën gojëhapur pasi libri për domatet kthehet gati 50 vjet më vonë

Bibliotekarët mbetën gojëhapur pasi libri për domatet kthehet gati 50 vjet më vonë

Bibliotekarët mbetën gojëhapur pasi një libër u kthye pas gati 50 vjetësh – dhe ende në gjendje të përsosur.

Udhëzuesi praktik, i quajtur “Domate për të gjithë” nga Frank W. Allerton, u huazua më 21 janar 1974. I vulosur nga Biblioteka e atëhershme e Qarkut Orkney, libri jep këshilla për rritjen e domateve dhe ishte huazuar tetë herë më parë, i shkruar në vitin 1969.


Sipas Bibliotekës Orkney, e cila është biblioteka më e vjetër publike në Skoci, libri u kthye dje “në gjendje të shkëlqyer” pasi u mbajt në një kuti që kishte lëvizur disa herë shtëpi. Versione të ngjashme shiten në Amazon për 91 euro, duke e bërë atë një kopje të çmuar, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë për lexuesin, biblioteka nuk lëshon tarifa të vonuara, kështu që ai arriti të shmangë një gjobë të madhe. Në një postim në X, i cili fitoi mbi 17,000 pëlqime, shkruhej: “Sapo na është kthyer një libër që duhej të kthehej në vitin 1974, si po shkon dita juaj?”

Biblioteka vazhdoi: “Ne nuk lëshojmë tarifa për vonesa, kështu që gjoba për këtë ishte saktësisht 0,00 euro. Por nëse do të tarifonim vetëm 0.11 cent në ditë, gjoba për këtë do të ishte 209 euro”.

“Kur afati parë për kthimin e librit kishte arritur Ted Heath ishte Kryeministri i Britanisë së Madhe, Richard Nixon ishte presidenti i SHBA-së”, thuhej tutje në postimin e bibliotekës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij

Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Vogëlushja

Vogëlushja "fiton zemrat" e përdoruesve të rrjeteve sociale duke iu bashkuar trendit të famshëm të TikTok-ut, Asoka

Fun
Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez

Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez "Shkallët drejt Parajsës"

Interesante
Skena e çuditshme në dasmë: Në vend të nuses, të gjithë shikonin “macen”

Skena e çuditshme në dasmë: Në vend të nuses, të gjithë shikonin “macen”

Fun
Kalo në kategori