Sytë e mediave ndërkombëtare janë kthyer më shumë se kurrë kah Kosova, pas sulmit terrorist serb, me të cilin u përball vendi ynë muajin e kaluar.
Kjo ka bërë që të shtohet edhe prezenca e liderëve shtetëror në mediume prestigjioze të ndërkombëtare.
Një intervistë të tillë e pati mbrëmë kryeministri Albin Kurti në mediumin britanik “Sky News”.
Aty Kurti pasi sqaroi të vërtetën e ngjarjes tragjike në Banjskë, përsëriti thirrjet, kësaj radhe më të ashpra ndaj ndërkombëtarëve, për ndëshkimin e Serbisë.
“Mendoj se dënimet e fundit janë më të forta se më parë, por ajo që ka ndodhur me vendin tonë është edhe më e keqe se ky dënim. Dua dënim më të ashpër nga të gjithë dhe dua siguri për Kosovën dhe këto fjalë dënimi të bëhen akte sanksioni”, ka thënë Kurti.
Udhëheqësi i Qeverisë derisa theksoi se mirë që vendi të përgatitet në të ardhmen për tentativa të tilla, krahasoi kreun e grupit terrorist Milan Radojiçiq me ish-shefin e Wagnerit rus, Yevgeny Prigozhin.
“Milan Radoiçiq, Prigozhini i vogël, sepse Putini i vogël në Beograd, Vuçiqi, ka Prigozhinin e tij të vogël në malet që e rrethojnë Kosovën të quajtur Milan Radoiçiq. Ai e pranoi se ai e organizoi këtë sulm terrorist”, ka theksuar Kurti.
Paraqitje të tilla në mediume ndërkombëtare si kjo e kryeministrit, ka pasur së edhe presidentja Vjosa Osmani, së fundmi në CNN.
E, prezencën e krerëve shtetërorë në mediat ndërkombëtare në këtë fazë, e vlerëson të rëndësishme profesori i gazetarisë, Dren Gërguri.
Ai thotë se nxjerrja e së vërtetës ndihmon ndërgjegjësimin e opinionit publik ndërkombëtar, përballë propagandës së Serbisë.
“Paraqitja e liderëve tanë shtetërorë në media ndërkombëtare për të pasqyruar të vërtetën e ngjarjeve në Banjskë në përballje me propagandën serbe ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e opinionit publik ndërkombëtar. Kryesorja është parandalimi i përhapjes së propagandës serbe. Liderët tanë mund të ndihmojnë në këtë parandalim duke paraqitur argumente të fuqishme dhe të dokumentuara në mediat ndërkombëtare”, ka thënë Gërguri.
Lidhur me ngjarjet në Banjskë, institucionet kanë tërhequr disa herë vërejtjen për marrjen me rezervë të informacioneve që vijnë nga burime të dyshimta serbe. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës