Sopranoja e njohur, Ermonela Jaho, ka qenë ditën e sotme (e shtunë) e ftuara e radhës në sezonin e dytë të podcast-it “Flasim”, të kryeministrit Edi Rama.
Ajo ka rrëfyer sfidat që ka hasur gjatë gjithë karrierës së saj, sukseset e po ashtu edhe për njerëzit që e kanë përkrahur deri këtu.
Mes tjerash, Jaho thekson se dëshira e madhe për t’i ndjekur ëndrrat qëndron pas gjithë sukseseve që ka arritur.
Pjesë nga intervista e tyre:
Rama: Episodi i katërt i sezonit të dytë të Podcastit “Flasim” ka një protagoniste shumë të veçantë. Një emër, të cilin, sidomos vajzat dhe djemtë, që kanë ndodhur t’i takoj në aktivitete të ndryshme e kanë dëgjuar hera-herës që ta përmend si një shembull, një shembull që mishëron të vërtetën se kur njeriu e sheh me sy hapur një ëndërr, sado e madhe ajo të jetë, nëse ka të gjitha fuqitë e brendshme për ta ndjekur, arrin ta realizojë, Ermonela Jaho.
Jaho: Faleminderit.
Rama: Sepse vërtetë ti je mishërimi i kësaj, sipas meje. Ua them shpesh vajzave dhe djemve që takoj që “E njihni Ermonela Jahon? Keni dëgjuar?”, e pastaj vazhdoj “Ermonela Jaho kur ishte në Liceun Artistik ishte në grupin e atyre që mësonin kanto, ajo tek e cila të gjithë do vinin bastin më të ndrojtur sepse askush nuk e shihte si një soprano të ardhshme në skenë dhe Ermonela Jaho në atë kohë thoshte “Unë do këndoj në La Scala”.
Jaho: E kisha të sigurt.
Rama: Gjë që, për ata që e dëgjonin, nxiste edhe idenë që kjo vajza.
Jaho: Ka diçka që nuk funksionon.
Rama: Kjo vajza ishalla nuk bëhet për ilaçe. Mirëpo, koha tregoi që ti këndove në “La Scala” dhe jo vetëm në “La Scala”, por ti ngjite të gjitha scalat dhe këndove e vazhdon të këndosh në skenat më prestigjioze të botës. Si bëhet kjo?.
Jaho: Nuk ka formulë, të them të drejtën, pa bërë shumë histori. Formula e vetme është diçka e brendshme, është ajo energjia, ajo flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes. Me një punë të jashtëzakonshme sepse dhe ëndrra më e bukur, edhe ajo që duket diçka e jashtëzakonshme, le të themi, do një punë shumë të madhe sepse po të kapeshin ëndrrat kaq kollaj, nuk do të kishin këtë magji.
Unë e kam dashur jashtë mase. Ndoshta me kalimin e kohës kam kuptuar që këndimi ka qenë kanalizimi ku unë kanalizoja ato ndjenjat e mia të thëna, të pathëna ku fantazia fluturon dhe nuk ka limit.
Të jem shumë e sinqertë, tani po e them, unë kam mbajtur një ditar, një ditar si do doja unë, domethënë ajo ëndrra që fillonte diku, pikërisht që këtu, në Pallatin e Pionerëve e të tjerë e deri që në një ditë do doja të këndoja Traviatën në La Scala, Desdemona e Otello e të tjerë në të gjithë teatrot e botës. Një lloj çmendurie, por ishte kjo fantazia që e kisha bërë në një listë; do arrij këtu, do bëj këtë, do bëj atë dhe e kam sot e kësaj dite këtë ditar.
Realiteti tjetër, kur shkoja në lice, siç e përmendët dhe ju, kishte një lloj pabesueshmërie, i vetmi që më besonte ishte im vëlla dhe babi që ndoshta ngaqë donte që unë të fluturoja me ëndrrat e mia, të mos ndalonte thjesht tek ato gjërat që ishin pak të kufizuara e që sot them që të rinjtë i kanë mundësitë. Për shembull, të kishe një klasë me pianoforte ishte e pamundur kur studioja unë në Lice, madje unë mbaj mend që zgjohesha që në 5 të mëngjesit, kush ngrihej i pari me pastruesen të hapte derën e Liceut dhe kush arrinte i pari të kapte një klasë me pianoforte. Ndonjëherë, kur dera ishte e mbyllur, hipja nga dritarja, nja dy herë kam grisur pantallonat, por ishte ajo dëshira e madhe.
Nuk ka asgjë që të ndalon sepse e doja, ishte një nevojë shpirtërore. Ky ishte realiteti që prekja me dorë dhe realiteti i bukur ajo fantazia, ajo energjia që unë po e shikoja, po e vizatoja, po projektoja ku do arrija.
Duke u kthyer tani, e lexoj, ky është një ‘Notebook’ që janë bërë ato faqe sikur ka një histori shekullore, por është sepse është shkruajtur në çdo lloj momenti, kur kam qarë, kur kam qenë e trishtuar, e gëzuar, kur kam qenë me bukë në dorë duke shkruar dhe kur e lexoj tani prekem, por dhe jam shumë krenare sepse të gjitha, sikur është kthyer bota nga ana tjetër, të gjithë ato gjëra që kisha shkruar në fantazi e sipër, të gjitha i kam kaluar. E them këtë jo për të treguar ç‘kam bërë, por është dhe një mesazh të cilëve po ua them dhe studentëve tani – sepse jam duke bërë një ‘ëorkshop’, të katërtin, – që asgjë nuk është e pamundur. Ëndrrat në momentin që i sheh me sy mbyllur dhe me sy hapur, ti i sheh me të vërtetë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa kushtuan sivjet biletat e Met Gala? Çmimet marramendëse që të famshmit ndërkombëtarë paguajnë për të marrë pjesë
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë
Aktorja që luajti Nënën Sulltaneshë në “Shekulli Madhështor” përfundon në spital
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend