LAJMI I FUNDIT:

Përpara se të bëhej këngëtar – Maluma zbulon se ka luajtur për dhjetë vjet futboll

Përpara se të bëhej këngëtar – Maluma zbulon se ka luajtur për dhjetë vjet futboll
Maluma

Maluma është një nga artistët më të suksesshëm të Amerikës Latine të të gjitha kohërave.

Nëpërmjet punës së tij, Maluma ka arritur famë në të gjithë botën, duke u marrë me industri si filmi dhe moda.


Por, përpara se të hynte në industri, ai kaloi një dekadë duke ndjekur diçka krejtësisht të ndryshme.

Maluma

Në një paraqitje në Good Morning America, artisti zbuloi se ka luajtur futboll për 10 vjet në një nga ekipet më të rëndësishme në Kolumbi.

Messi shfaqet në videoklipin e këngës së re të Malumas "Trofeo"
Lexo po ashtu Messi shfaqet në videoklipin e këngës së re të Malumas "Trofeo"

“Pas kësaj vendosa të largohem sepse shkova në studio për herë të parë dhe regjistrova këngën time të parë”, tha ai. “Ishte kaq e mahnitshme sa vendosa të lë futbollin dhe të ndërtoj karrierën time”.

Maluma

“10 vjet më vonë dhe ne jemi këtu. Unë jam duke bërë një turne tani në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Albumi im i ri tashmë ka dalë. Pra, ka një mori gjërash të mira që po ndodhin tani. Ndjehem i lumtur”.

Maluma e bën shumë të qartë dashurinë e tij për futbollin, nga shikimi i ndeshjeve në mënyrë të vazhdueshme dhe mbështetja e vendit të tij, tek shfaqja e Lionel Messit në një nga videoklipet e tij muzikore.

Maluma

Një nga projektet e tij më të fundit, i quajtur “Trofeo”, iu kushtua Messit. Klipi shfaqte të dy të veshur me fanella të njëjta të Inter Miami dhe Maluma duke shkelur në fushën e futbollit dhe duke mbajtur trofeun më të fundit të Messit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori