Prodhimi i Brendshëm së Kosovës ka shënuar rritje reale për 2.02 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.
Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se rënia e eksporteve të mallrave kanë shënuar rënie për rreth 11 për qind.
“PBB-ja në tremujorin e dytë 2023 shënon rritje reale për 2.02 për qind, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak”, bën të ditur ASK-ja, shkruan Telegrafi.
“Komponentët e PBB-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin eksporti i shërbimeve me 13.62 për qind, importi i mallrave dhe shërbimeve me 6.29 për qind, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 3.96 për qind, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake me 3.68 për qind dhe formimi i bruto kapitalit me 2.04 për qind. Ndërsa, rënie kishte eksporti i mallrave me 10.67 për qind”, thekson raporti.

Ku pas këtyre të dhënave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë kritikuar Qeverinë Kurti për këtë normë, siç e kanë quajtur ata, të ulët ekonomike.
Sipas tyre, kjo rritje e ulët ekonomike po e degradon çdo ditë e më tepër standardin e jetës së qytetarëve në vend.
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa ka thënë se kjo është norma më e ulët e rritjes ekonomike në dhjetë vitet e fundit.
“Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2023 ishte vetëm 2.02 për qind – norma më e ulët e rritjes në dhjetë vitet e fundit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Tutje, ai është shprehur se kjo normë kaq e ulët e rritjes ekonomike kryesisht reflekton kushtet e vështira nëpër të cilat po kalon sektori privat.
“Këto të dhëna tregojnë se kah po shkon ekonomia e vendit dhe me këtë edhe standardi i jetesës së qytetarëve të Kosovës që po degradon çdo ditë e më tepër. Drejtimi që ka marrë ekonomia e vendit që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit ilustrohet qartë nga figura në vijim”, ka përfunduar ai.
Ndërsa, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka potencuar se rritja ekonomike në vend është më e ulëta ndonjëherë.
Bajrami në një postim në Facebook shkruan se nuk ka dialog me biznese, 42 për qind e buxhetit shkon në subvencione, ndërkaq janë bllokuar investimet kapitale.
“Që 80 ditë vendin e kemi nën sanksione, që tri vite i kanë bllokuar investimet kapitale, nuk ka asnjë politikë fiskale, asnjë reformë për përmirësim të ambientit të biznesit, nuk ka rritje të pagave, 42 për qind e buxhetit shkon në subvencione, vetëm 18 për qind në investime kapitale që nuk arrijnë t’i shpenzojnë, nuk ka bashkëpunim me komuna, nuk ka dialog me biznese, ka korrupsion, ka nepotizëm dhe ka tenderë me negocim. Dhe ja rezultati 2.02 për qind rritja ekonomike për tremujorin e dytë 2023, më e ultë ndonjëherë”, thuhet në reagimin e Bajramit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker