LAJMI I FUNDIT:

Si i fitoi Ballkani mbi 1 milion euro vetëm nga shitja e lojtarëve brenda një viti

Si i fitoi Ballkani mbi 1 milion euro vetëm nga shitja e lojtarëve brenda një viti

Ballkani nga Suhareka po kthehet në një klub model sa i përket Kosovës, por edhe më gjerë, duke siguruar dy herë radhazi kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

E gjithë kjo i ka siguruar klubin mbi tetë milionë euro në këtë dy vite, shumë që mund të rritet ndjeshëm fal rezultateve në garat ndërkombëtare.


Por, Ballkani po rezulton i suksesshëm edhe në një drejtim tjetër, atë të transferimit të lojtarëve në kampionate me të forta evropiane.

Ballkani falënderon Korenica me fjalë të mëdha pas transferimit te Manisa: Dera jonë e hapur gjithmonë për lojtarë si ti
Lexo po ashtu Ballkani falënderon Korenica me fjalë të mëdha pas transferimit te Manisa: Dera jonë e hapur gjithmonë për lojtarë si ti

Fillimisht u larguan Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha, por pa përfitime të mëdha, ndërsa Mirlind Daku fitoi respektin e Osijek fal golave me Ballkanin.

Mirëpo, në vitin e fundit transferimet kanë qenë shumë fitimprurëse dhe këto shuma mund të rriten ndjeshëm, shkruan Telegrafi.

Ballkani në afatin e dimrit shiti Ermal Krasniqin në Cluj të Rumanisë për 200 mijë euro plus 100 mijë të tjera në formë bonusesh.

Hidhet shorti për grupet e Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24 - Ballkani në Grupin C
Lexo po ashtu Hidhet shorti për grupet e Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24 - Ballkani në Grupin C

Por, klubi suharekas pritet të fitojë shumë më shumë nga shitja e Ermal Krasniqit, pasi kishte ruajtur 15 për qind të kartonit.

Në rast se Krasniqi shitet pesë milionë euro ashtu siç po pretendojnë te Cluj, në arkat e kampionit në fuqi të Kosovës do të shkojnë 750 mijë euro, një shumë e konsiderueshme e cila do të ishte një infuzion për suharekasit.

Tjetër transferim i jashtëzakonshëm në këtë afat kalimtar ishte ai i Albion Rrahmanit te Rapid Bukuresht, ku që në start ka filluar shkëlqimin.

Zbulohen datat e ndeshjeve të Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës
Lexo po ashtu Zbulohen datat e ndeshjeve të Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës

Ylli i ri kaloi në Rumani për 600 mijë euro, shuma më e madhe e paguar për një lojtar nga Kosova.

Ai ka shënuar katër herë në dy ndeshje, duke u kthyer në yllin e Rapidit, ndërsa është raportuar se edhe për Rrahmanin klubi i Ballkanit ka ruajtur një përqindje të kartonit.

I fundit i transferuar është Meriton Korenica, i cili në Turqi te Manisa ka kaluar për 200 mijë euro.

Me kalimin në fazën e grupeve, Ballkani mbush arkat e klubit me miliona euro
Lexo po ashtu Me kalimin në fazën e grupeve, Ballkani mbush arkat e klubit me miliona euro

Ndërkohë Ballkani do të lutet që Korenica me Manisën të sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Turqisë, pasi në rast se ndodh një gjë e tillë atëherë klubi nga Suhareka do të marrë edhe 50 mijë euro të tjera bonuse.

Po ashtu kampioni në fuqi i Kosovës ka ruajtur edhe 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme e Korenicës, përqindje që mund t’i sjell të tjera të ardhura klubit nga Suhareka, shkruan Telegrafi.

Zyrtare: Albion Rrahmani transferohet te Rapidi i Bukureshtit
Lexo po ashtu Zyrtare: Albion Rrahmani transferohet te Rapidi i Bukureshtit

Vetëm me shitje Ballkani ka fituar 1 milion euro, shumë që mund të rritet ndeshëm nëse lojtarët kalojnë në ndonjë klub më të madh.

Pra Ballkani po funksionon si model për klube e rajonit, duke përfituar shuma të mëdha edhe nga shitja e futbollistëve dhe ata po i zëvendëson me emra të njohur, duke mos humbur shumë kualitet në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori