Albion Rrahmani ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Ballkani dhe futbolli kosovar.
Sulmuesi i talentuar llapjan karrierën do ta vazhdoj në Rumani te skuadra e madhe rumune Rapid Bukuresht.
22-vjeçari tanimë zyrtarisht është prezantuar si pjesë e Rapidit, por klubi rumun nuk ka dhënë për shumën e transferimit edhe pse besohet se është rreth 600 mijë euro.
Gjithsesi sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me Rapidin deri në qershor të vitit 2026.
Ish-sulmuesi i Malishevës dhe Ballkanit është shprehur shumë i lumtur me hapin e bërë në karrierën e tij, teksa ka thënë se mezi pres të filloj këtë aventurë.
“Po ndihem shumë mirë. Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Unë dua t’ua dëshmoj vlerën time tifozëve dhe klubit sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Mezi pres të debutoj dhe të marr disa ndeshje. Zgjodha Rapidin për shkak të projektit që synohet të zbatohet këtu”.
“Është një projekt shumë i mirë dhe e ndjeva se ishte më e mira të isha këtu”, ka thënë Rrahmani për faqen zyrtare të klubit rumun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251