Klubi i vetëm në Ligën Premier që nuk ka bërë asnjë transferim deri më tani
West Ham United nuk ka bërë asnjë nënshkrim këtë verë edhe pse sezoni i ri i Ligës Premier fillon javën e ardhshme.
Sipas Guardian, ka tension mes trajnerit David Moyes dhe drejtorit të ri teknik të klubit, Tim Steidten. Situata cilësohet si rrëmujë.
Strategu dëshiron të paktën dy mesfushorë për të zëvendësuar Declan Rice dhe ai dëshiron lojtarë me përvojë në Ligën Premier . Ai ka hezituar të pranojë objektivat e Steidten.
Në veçanti, kryetrajneri do të donte të afronte James Ward-Prowse nga Southampton, por Saints kërkojnë në 45 milionë euro, ndërsa West Ham e vlerëson atë në jo më shumë se 30 milionë. Ndoshta nuk ndihmon fakti që të gjithë e dinë për 116 milionë euro që Hammers morën nga shitja e Rice.
West Ham ka qenë i lidhur me një mori lojtarësh, afrime potenciale cilësore si Scott McTominay, Conor Gallagher, Joao Palhinha dhe Edson Alvarez. Harry Maguire është gjithashtu një objektiv për të mbështetur mbrojtjen.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është fotografuar ende me fanellën e klubit anglez.
West Ham duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet e mos nënshkrimit të lojtarëve. Verën e kaluar, Leicester City nuk nënshkroi asnjë lojtar të vetëm derisa u kap paniku në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Pasoja ishte që tani janë në Championship. Vetë West Ham përfundoi në vendin e 14-të sezonin e kaluar, vetëm disa pikë mbi zonën e rënies.
Dhe së fundi, Hammers do të luajnë në Ligën e Evropës këtë sezon dhe do të kenë nevojë për një stol të mirë për të rotacion lojtarët. Është vërtet koha për të nxituar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMilani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë
Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian
Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman
Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës
Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës