LAJMI I FUNDIT:

Interi po ia merr Romës nga duart Scamaccan

Interi po ia merr Romës nga duart Scamaccan

Sipas raporteve nga media të shumta, Interi është duke e rivalizuar Romën për transferimin e Gianluca Scamacca nga West Ham këtë verë.

Relevo dhe Calciomercato.com raportojnë se Nerazzurrët po zhvillojnë bisedime me sulmuesin, i cili është i etur për t’u rikthyer në Itali, pavarësisht se u largua nga Sassuolo për në Ligën Premier verën e kaluar.

Interi është ende duke punuar për të sjellë një tjetër sulmues për të mbështetur Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram në sistemin e preferuar 3-5-2 të Simone Inzaghit pas largimit të Edin Dzeko dhe prishjes së marrëdhënieve me Romelu Lukakun.


Roma arrin marrëveshje me West Hamin për Scamacca
Lexo po ashtu Roma arrin marrëveshje me West Hamin për Scamacca

Scamacca, i cili u shit nga Sassuolo për 36 milionë euro korrikun e kaluar, kohët e fundit ka hequr fjalët “lojtar i West Ham” nga biografia e tij në rrjetet sociale, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se një largim është afër.

Roma, e cila gjithashtu ka nevojë për një sulmues pas lëndimit afatgjatë të Tammy Abraham, po ashtu ka bërë presion për të sjellë Scamaccan në Stadio Olimpico dhe sipas raportimeve të mëparshme, kishte arritur një marrëveshje personale me lojtarin.

Jose Mourinho dhe ekipi i tij shpresonin të sillnin Scamacca në huazim me një klauzolë blerjeje që do të bëhej e detyrueshme bazuar në paraqitjet dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por Calciomercato raporton se West Ham nuk është plotësisht i bindur nga propozimi.

Gazeta italiane vazhdon të deklarojë se Interi është në një pozicion më të mirë për t’i ofruar West Ham një marrëveshje më të përshtatshme, e cila mund t’i vendosë ata përpara Romës në garën për të nënshkruar me Scamacca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori