LAJMI I FUNDIT:

Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen katër pushues në Vlorë

Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen katër pushues në Vlorë

Katër pushues janë shpëtuar këtë të mërkurë në brigjet e Vlorës dhe Dhërmiut.

Mësohet se tre prej tyre po lundronin në një mjet lundrimi, i cili kishte pësuar defekt. Ndërsa, një tjetër rrezikoi të mbyteshe pasi po bënte sërf dhe deti ishte i trazuar.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë dhe Dhërmi/Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë në 2 raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.

Në rastin e parë, kërkuan ndihmë 3 shtetas, pasi mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

Në rastin e dytë, kërkoi ndihmë një shtetas që bënte sërf, pasi për shkak të detit të trazuar, nuk dilte dot në breg.

Shërbimeve të Policisë Kufitare të Vlorës dhe atyre të Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimeve të pandërprera në të gjithë hapësirën detare të qarkut, iu është kërkuar ndihmë në 2 raste, pasi 4 shtetas rrezikuan të mbyteshin në det.

-Në rastin e parë, shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, të 3 shtetasve që kishin mbetur në det, për shkak se mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

-Në rastin e dytë, shërbimet e SPK Dhërmi ndërhynë për të nxjerrë në breg një shtetas të cilit i ishte rrezikuar jeta, teksa bënte sërf, për shkak të detit të trazuar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori