LAJMI I FUNDIT:

Zelensky propozon që eksporti i grurit nga Ukraina të kryhet vetëm me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së

Zelensky propozon që eksporti i grurit nga Ukraina të kryhet vetëm me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së

Ukraina i ka propozuar Turqisë dhe OKB-së që korridori i drithit të vazhdojë të funksionojë pa Rusinë, e cila u tërhoq nga marrëveshja të hënën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Rusinë, dhe se një marrëveshje për eksportin e grurit është nënshkruar me Turqinë dhe OKB-në, transmeton Telegrafi.


“Nisma e grurit të Detit të Zi mund dhe duhet të vazhdojë të funksionojë, nëse duhet pa Rusinë, atëherë pa Rusinë. Marrëveshja për eksportin e grurit me Turqinë dhe OKB-në, mbetet në fuqi. E vetmja gjë që duhet tani është zbatimi i kujdesshëm i tij dhe presioni vendimtar i botës ndaj shtetit terrorist”, tha Zelensky.

Kolona deri në 10 kilometra, rusët ikin nga Krimea pas sulmit mbi urën që lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë
Lexo po ashtu Kolona deri në 10 kilometra, rusët ikin nga Krimea pas sulmit mbi urën që lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë

Zelensky tha se ai i ka dërguar letra zyrtare presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në të cilat ai propozon vazhdimin ose ekuivalentin e saj në një format trepalësh.

“Ukraina, OKB dhe Turqia së bashku mund të sigurojnë funksionimin e korridorit ushqimor dhe inspektimin e anijeve. Kjo është e nevojshme për të gjithë në botë”, tha presidenti ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Evropa
Kalo në kategori