LAJMI I FUNDIT:

I arratisen buallicat nga ferma, përfundojnë në pishinën e fqinjit – çifti britanik dëmshpërblehet

I arratisen buallicat nga ferma, përfundojnë në pishinën e fqinjit – çifti britanik dëmshpërblehet

Një çift ka fituar dëmshpërblim pasi një tufë buallicësh u arratisën nga një fermë, dhe shkatërruan pishinën e tyre të re.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur kafshët ranë përmes mbulesës së pishinës dhe përfunduan në ujë, duke shkaktuar dëme prej 25 mijë funtash, transmeton Telegrafi.


Fermeri arriti t’i shpëtojë ata të padëmtuar pas incidentit në shtëpinë në Wivenhoe, afër Colchester, Essex në korrik të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i NFU Mutual, konfirmoi se pretendimi ishte “zgjidhur dhe paguar”. /Telegrafi/