LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdori pozitën, dënohet punonjësi i Komunës së Gjakovës

Keqpërdori pozitën, dënohet punonjësi i Komunës së Gjakovës

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtor zyrtarin me inicialet Sh.A., për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e ka liruar nga akuza për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

I pandehuri Sh.A, është shpallur fajtor për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj i cili dënim me kërkesë dhe pëlqimin e të akuzuarit, i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej katër mijë (4000) euro, transmeton Telegrafi.


Dënimi do të paguhet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Gjithashtu, i pandehuri Sh.A, lirohet nga akuza për vepër penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1 i KPRK-së.

Në njoftim thuhet se, i pandehuri është obliguar që të paguaj shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëqind (100) euro si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

“Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të pandehurit Sh.A, gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike i pandehuri, “me datën 11.05.2016 në Gjakovë në cilësinë e zyrtarit në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Gjakovës, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që të sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për vete dhe për të tjerët, si dhe të shkaktoi dëm të tjerëve në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit nr. 02/L- 121 për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin, personit deri me tani të panjohur N.N, në mënyrë të kundërligjshme, pa verifikuar të dhënat, i’a vërteton të dhënat se gjoja personi në fjalë quhet B. V. i lindur me dt. .. . .. . …. nga i ati A. dhe e ëma Z. banues në Gjakovë në Rr. “N.T.” nr. … dhe me pas në të njëjtën ditë të njëjtit i’a lëshon ekstraktin nr. E- …….., E-…….. dhe E-…….. duke i mundësuar që në ish Zyrën Regjistrimit Civil tani Q.P.D në Gjakovë, me të dhënat e rrejshme të vërtetuara nga i pandehuri me datën 12.05.2016 të pajiset me dokumente personale si Letërnjoftim, ndërsa me datën 16.05.2016 me Pasaportë dhe me Patentë Shofer”.

Gjykata njofton se,  pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori