LAJMI I FUNDIT:

Skerdi bëhet baba për herë të dytë

Skerdi bëhet baba për herë të dytë

Artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin për ardhjen e fëmijës në jetë e ka bërë të ditur partnerja e tij, Vesa.


Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo njoftoi se çifti janë bërë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Reo.

Foto: Vesa Ago/Instagram

“Sot, Zoti e bekoi familjen tonë edhe me një djalë. 20 maji do të mbetet përherë lumturia jonë e dytë. Mirëserdhe bota jonë”, ka shkruar Vesa në postim.

Të gjitha lajmet nga Skerdi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Skerdi

Djali i çiftit të njohur lindi në American Clinic, të cilët gjithashtu zbuluan lajmin e ëmbël në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Gëzimi më i madh i një prindër është dashuria e fëmijës. Mirëserdhe në jetë REO. Faleminderit për besimin prindërve”, shkruhej në postimin e American Clinic.

View this post on Instagram

A post shared by Vesa Rama Ago (@vesaaago)

Theksojmë që dyshja tashmë janë prindër të një djali, i cili në janar të këtij vitin festoi ditëlindjen e tretë.

Ndërkohë, përveç si prindër të përkushtuar Vesa me profesion është gazetare, teksa Skerdi mbetet aktiv me projekte muzikor.

Kënga e fundit e tij mban titullin “Maserati” që u lansua në mars të këtij viti. /Telegrafi/