LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Prishtinë – policia u gjeti marihuanë

Arrestohen tre persona në Prishtinë – policia u gjeti marihuanë
Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se Njësia për Reagim të Shpejtë ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku më pas ka arrestuar tre personat e dyshuar pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar ata janë gjetur dhe konfiskuar 110 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.


Është njoftuar edhe antidroga e PK-së dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Prishtinë janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1810,5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/