LAJMI I FUNDIT:

Xavi publikon listën për ndeshjen kthyese ndaj Man Utd, Barcelona me tri mungesa të mëdha

Xavi publikon listën për ndeshjen kthyese ndaj Man Utd, Barcelona me tri mungesa të mëdha

Barcelona e Xavit do t’i ketë tri mungesa të mëdha në ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës ndaj Manchester Unitedit të enjten mbrëma.

Katalunasit udhëtojnë drejt Anglisë për t’u përballur me Djajtë e Kuq në Old Trafford për ndeshjen e dytë të vlefshme për fazën e 1/16-tës.


Ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou u mbyll me barazim 2-2 dhe ekipi i Xavit do ta ketë shumë të vështirë kalimin tutje ndaj ekipit në formë të Erik ten Hag.

Vështirësitë shtohen edhe më shumë, pasi Blaugranët do të kenë mungesa të mëdha dhe këtë e ka konfirmuar lista e publikuar nga Xavi me lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Unitedit.

Dyshja e mesfushorëve Pedri dhe Gavi, si dhe sulmuesi Ousmane Dembele do të mungojnë të gjithë dhe kjo do të shkaktojnë kokë-dhimbje për Xavin, pasi që të tre janë titullarë të padiskutueshëm.

Megjithatë, Xavi do të ketë gjithë besimin tek ekipi i tij pasi nuk mungojnë yje tjera si Marc-Andre Ter Stegen, Ronald Araujo, Frenkie de Jong dhe Robert Lewandowski. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori