LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian publikona poza provokuese në bikini, duke shfaqur celulitin pa përdorur ‘photoshop’

Khloe Kardashian publikona poza provokuese në bikini, duke shfaqur celulitin pa përdorur ‘photoshop’

Ajo sapo ka publikuar fotografi të trupit të saj me pamje të përsosur dhe më parë ka pranuar se ka përdorur një filtër për të zbukuruar fotot e saj.

Por Khloe Kardashian u lavdërua të martën për ndarjen e një sërë fotografish ‘të pa edituara’ që shfaqnin pak celulit, shkruan DailyMail.


Në imazhet seksi, Khloe, 38 vjeçe, pozoi me bikini seksi ngjyrë gri në një oborr prej betoni. Ajo dukej befasuese me barkun e saj të sheshtë dhe derrierën e ekspozuar teksa pozonte me njërën këmbë të përkulur dhe flokët e saj të shtrirë poshtë shpinës.

Motra e saj më e vogël, Kendall Jenner, shërbeu si fotografe.

“Kur motra jote i njeh këndet e tua”, ka shkruar Khloe në mbishkrimin e fotografive, ku ka etiketuar Kendallin.

Në komente, fansat lavdëruan Khloen për postimin e imazheve ‘natyrale’ të saj, duke shfaqur ‘të metat’ dhe gjithçka.

Khloe më parë pranoi se ishte adhuruese e ‘një filtri të mirë, ndriçimit të mirë dhe një modifikimi aty-këtu’ pasi imazhi i saj i bikinit të pafiltruar u bë viral në prill të vitit 2021.

Pasi imazhi i papunuar filloi të bënte xhiron, u raportua se Khloe dhe familja e saj po punonin jashtë orarit për të fshirë çdo gjurmë të saj nga interneti.

Khloe iu drejtua dramës në Instagram disa ditë më vonë, teksa shpërndau video live të saj për të vërtetuar se trupi i saj “nuk është montuar me photoshop”.

Më pas ajo ka lëshuar një deklaratë të gjatë ku ka folur për presionin e të qenit në qendër të vëmendjes dhe se trupi i saj ‘mikroanalizohet’ si personazh publik.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” zbuloi gjithashtu se krahasimi i pafavorshëm me motrat e saj, Kim dhe Kourtney, përveç ‘talljeve dhe gjykimeve të vazhdueshme’ ka qenë ‘shumë i vështirë për t’u duruar’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori