LAJMI I FUNDIT:

Përmes një vallëzimi provokues në TikTok, Bebe Rexha paralajmëron publikimin e këngës së re

Përmes një vallëzimi provokues në TikTok, Bebe Rexha paralajmëron publikimin e këngës së re
Foto: Bebe Rexha/TikTok

Pas një suksesi të jashtëzakonshëm që ka arritur falë bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guettan, për këngën “I’m Good (Blue)”, Bebe Rexha është gati për një projekt tjetër muzikor.

Artistja shqiptare me renome botërore, ka bërë të ditur se është në përfundim e sipër të këngës së saj më të re me titull “Heart Wants What It Wants”.


Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, ku shfaqej në një performancë mjaft atraktive.

@beberexhaHeart Wants What It Wants❣️♬ original sound – BebeRexha

E veshur me pantallona dhe bluzë xhinse, Rexha nuk i kurseu lëvizjet provokuese nën ritmet e këngës së saj të re, e cila duket se do të jetë shumë ritmike.

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë mbi një miliard dëgjime globalisht me bashkëpunimin "I'm Good (Blue)"
Lexo po ashtu Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë mbi një miliard dëgjime globalisht me bashkëpunimin "I'm Good (Blue)"

Ajo nuk ka dhënë detaje më shumë, megjithatë është e qartë se këtë vit ajo do të sjellë të plotë albumin e tretë në karrierën e saj, pasi kanë kaluar dy vite nga albumi i saj i dytë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha përndryshe këtë të diel do të jetë prezentë në Los Angeles, për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards’.

Bebe Rexha takohet me shqiptarin e famshëm, grimerin e Kim Kardashianit - Mario Dedivanoviç
Lexo po ashtu Bebe Rexha takohet me shqiptarin e famshëm, grimerin e Kim Kardashianit - Mario Dedivanoviç

Ajo është e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja me origjinë shqiptare ka qenë edhe dy herë të tjera e nominuar për çmimet ‘Grammy’ në vitin 2019, por fatkeqësisht në atë kohë, ajo nuk kishte arritur të fitonte asnjërin prej tyre. /Telegrafi/

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Steve Granitz/WireImage)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori