Kryerësit e veprës dyshohet se kanë ikur nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/
I riu që u ther shtatë herë me thikë po trajtohet në Spitalin e Pejës, ka plagë në kokë, ekstremitete dhe pjesë tjera
Një 25-vjeçar nga fshati Saradran i Istogut është therur shtatë herë me thikë mbrëmjen e së mërkurës.
I njëjti është duke u trajtuar në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Për gjendjen e tij janë deklaruar nga spitali, përmes një njoftimi publik ku thuhet se pacienti ka pasur tetë plagë në kokë, ekstremite dhe pjesë të tjera të trupit.
“Mbrëmë më datë 4.01.2023 rreth orës 18:20 minuta në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është pranuar një pacientë i therur me mjete të mprehta”, thuhet në komunikatën për media.
“Pacienti ka pasur tetë plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhe pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore”.
Tutje, bëhet e ditur se ekipi kujdestar i prirë nga kirurgu Rifat Dreshaj e ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që sipas tyre, kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësore të pacientit.
“Pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, të mërkurën për Telegrafin ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:40 në fshatin Saradan të Istogut.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë