LAJMI I FUNDIT:

Istog: Një i ri theret shtatë herë me thikë

Istog: Një i ri theret shtatë herë me thikë
Foto: Ilustrim

Një 25-vjeçar nga fshati Saradran i Istogut është therur 7 herë me thikë mbrëmjen e së mërkurës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


“Rasti ka ndodhur rreth orës 17:40 në Fshatin Saradan të Istogut. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Kryerësit e veprës dyshohet se kanë ikur nga vendi i ngjarjes derisa i theruri po trajtohet në Spitalin e Pejës./Telegrafi/