LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian reflekton mbi vitin 2022: Takova versionin tim më të thyer, por edhe më të fortin

Khloe Kardashian reflekton mbi vitin 2022: Takova versionin tim më të thyer, por edhe më të fortin
Foto: Instagram

Khloe Kardashian është duke e mbyllur vitin 2022 më e fortë se kurrë.

Ylli i “Kardashians” postoi një sërë mesazhesh të fshehta në InstaStory të hënën vonë, në të cilat reflektoi mbi sprovat dhe mundimet që ia solli ky vit.


“Këtë vit takova versionin tim më të thyer, por edhe më të fortin”, thuhej në një postim.

Foto: Screenshot/Instagram

“Lotët që ke qarë në 2022 le të ujitin farat që po mbjell në 2023”, tha në një tjetër postim.

“Të jesh vetëm ka një fuqi që shumë pak mund ta përballojnë”, tha në një pjesë të tretë.

Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian

Mesazhet e Khloe vijnë pasi bashkë-themeluesja e “Good American”, 38 vjeçe, përfundoi një vit në të cilin publiku mësoi se ajo dhe Tristan Thompson tashmë kishin qenë në pritje të një fëmije.

Foto: Screenshot/Instagram

Fansat nuk ishin në dijeni që ish-çifti donte të kishte një fëmijë të dytë, por edhe që kishte gjetur një zëvendësuese.

Kjo u bë e ditur gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit të familjes “The Kardashians”, ku u njoftua se u bënë prindër të një djali.

Thompson, tani 31 vjeç, po priste fëmijë me Nichols ndërsa festonte ditëlindjen e tij të 30-të në mars 2021, kur ai dhe Kardashian ishin ende së bashku.

Foto: Screenshot/Instagram

Nichols pretendoi në dosjet ligjore se ajo kishte fjetur me Thompson për rreth “pesë muaj” para ditëlindjes së atletit.

Ndërsa Thompson fillimisht i mohoi akuzat, ai iu nënshtrua skandalit – dhe i kërkoi falje publikisht Kardashianit – pasi një test i atësisë vërtetoi se ai ishte babai i fëmijës së Nichols, një djali të quajtur Theo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Kalo në kategori