LAJMI I FUNDIT:

Di Maria rikthehet te Juventusi me një tatuazh të madh

Di Maria rikthehet te Juventusi me një tatuazh të madh

Angel Di Maria do të kthehet te Juventusi si një njeri i ndryshuar pas fitores në Kupën e Botës, pasi heroi i Argjentinës tani ka një tatuazh të madh të trofeut.

34-vjeçari ishte i rëndësishëm në ndihmën e kombëtares së tij që të dilte në krye të futbollit botëror për herë të parë në 36 vjet.


Ai kishte filluar finalen kundër Francës dhe duke kontribuar me një gol si dhe duke fituar penalltinë e golit të parë.

Ende me pushime pas turneut, Di Maria ka vizituar artistin e tij të preferuar të tatuazheve për të të shtuar një tjetër figurë artistike në trupin e tij.

Anësori ka vendosur që në këmbën e tij të djathtë të jetë trofeu i Kupës së Botës, duke e bartur një pjesë historike të karrierës së tij me vete përgjithmonë./Telegrafi/