LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi shqyrton me procedurë të përshpejtuar Projektligjin për Pagat dhe Zyrtarët Publikë – opozita kërcënon se mund të përfundojnë në Kushtetuese

Kuvendi shqyrton me procedurë të përshpejtuar Projektligjin për Pagat dhe Zyrtarët Publikë – opozita kërcënon se mund të përfundojnë në Kushtetuese

Me procedurë të përshpejtuar, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publikë.

Mes kritikave dhe vërejtjeve opozita ka kërkuar që mos të miratohen me nguti këto dy projektligje, ndryshe sipas tyre mund të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas prezantimit të Projektligjit për Pagat nga ana e Qeverisë, me të zvogëlohet hendeku mes pagës më të ulët dhe më të lartë në vend. Koeficienti më i lartë do të jetë 18 për presidentin, ndërsa më i ulëti do të jetë 3.78, shkruan Telegrafi.


Ky Ligj i cili ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.

Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj.

Gjatë shqyrtimit të tyre mes dy leximeve në Komisionin për Administratë Publike, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani kërkoi që këto dy projektligje të mos miratohen me nxitim ose me procedurë të përshpejtuar.

“Ky nxitim ka për qëllim të miratohen me shpejtësi pa ndryshime për të përfunduar pastaj në Kushtetuese këto dy ligje. Sot s’kemi me mundur as me i lexuar jo me i shqyrtuar dhjetëra qindra amendamente. Kështu që duhet me na dhënë kohë dhe duhet me u shtyrë për të pasur ligje të mira”, është shprehur Shabani.

Edhe deputeti nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se shqyrtimi me nguti i Kuvendit për Projektligjin për Zyrtarë Publikë dhe Projektligjin për Pagat është i gabim. Megjithatë, ai pret që punonjësit e Gjykatës dhe Prokurorisë do të jenë të pakënaqur me Ligjin për Pagat dhe do ta dërgojnë në Kushtetuese për shkak të uljes së pagave të tyre.

Ndërsa, për Projektligjin për Zyrtarët Publikë, Tahiri tha se sigurt që do të përfundojë në Kushtetuese.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se shqetësim i Zyrës së BE-së dhe LDK për Projektligjin për zyrtarët publikë mbetet shpallja e rekrutimit pas një viti për të gjitha pozitat e nivelit të mesëm menaxherial.

“Në qoftë se këto shqetësime nuk do të merren parasysh, ky ligj do të përfundojë në Kushtetuese”, ka thënë Bajrami.

Projektligji për Zyrtarët Publikë nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve të opozitës, pasi sipas tyre, përmes tij partia në pushtet po e kap administratën zyrtare.

Kuvendi në seancën e fundit ka vendosur që me procedurë të përshpejtuar të shqyrtohen këto dy projektligje në lexim të dytë në seancën e radhës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

Ekonomi
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

Ekonomi
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Ekonomi
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

Botë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori