LAJMI I FUNDIT:

Mercedes hap para-porositë për SUV EQE në tregun evropian

Mercedes hap para-porositë për SUV EQE në tregun evropian

Mercedes ka hapur para-porositë për EQE SUV në tregun evropian, por nuk ka zbuluar ndonjë datë për fillimin e dërgesave.

Modeli i parë në dispozicion do të jetë AMG EQE 43 4MATIC SUV i cili do të fillojë të shitet në Gjermani, duke filluar nga 124,921 euro. Modelet pasuese do të jenë EQE 350+ me çmim prej 86,811 euro, EQE 350 4MATIC me çmim prej 89,548 euro dhe EQE 500 4MATIC me çmim prej 99,841 euro.

Konfiguruesi online në faqen e internetit të Mercedes Gjermani ishte shkurtimisht në dispozicion, por faqja nuk e liston më SUV-në EQE së paku jo deri tani, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.


Përfundimisht, do të keni mundësi të zgjidhni midis katër paketave – Advanced, Advanced Plus, Premium dhe Premium Plus.

AMG 43 4MATIC EQE SUV i nivelit më të lartë është gjithmonë i para-konfiguruar me paketën Premium ndërsa modelet e nivelit më të ulët, si EQE 350+ dhe 350 4MATIC do të konfigurohen me paketa të tjera.

Mercedes nuk jep data specifike të dorëzimit, por thotë se të gjitha modelet EQE SUV do të jenë në dispozicion për të porositur nga pranvera e 2023. /Telegrafi/