Pas hatchbeckut Cross, arrin edhe versioni më praktik i Tipo për të gjitha terrenet.
Gjiganti italian Fiat ka ofruar Tipo Cross në versionin karavan, që do të gëzojë ata që u ka pëlqyer hatchbacku “crossover”, por që kanë nevojë për më shumë hapësirë, transmeton Telegrafi.
Kjo veturë është e bazuar në versionin standard Fiat Tipo SW, që është avancuar për të përmbushur nevojat e atyre që vozisin edhe jashtë asfaltit (apo thjesht kanë dëshirë të shëtisin nëpër terrene malore).
Vetura ka elemente mbrojtëse dhe shtesa dekoruese tipike për një model “cross”, e aty janë fellnet e aluminit prej 17-inç, që për 40 mm e ngritin më lart veturën sesa versioni standard. Shoferi ka në dispozicion edhe bagazhin e madh prej 550 litrave.
Fiat prezantoi Tipo Cross Station Wagon në edicionin special që bartë mbishkrimin RED, e njihet për nuancën e kuqe ndryshe e njohur si Passione Red.
Më vonë do të jetë i disponueshëm edhe në Colosseo Grey, Gelato White dhe Cinema Black, e të gjitha këto variacione të ngjyrave do të kenë në pjesën e jashtme të retrovizorëve ngjyrën e kuqe dhe disa detaje zbukuruese me po të njëjtën ngjyrë.
Përveç kësaj, është i pajisur me dritat LED si në pjesën e përparme ashtu dhe në atë të pasme. Fiat deri më tani nuk ka dhënë detaje për fuqinë motorike, por pritet të ketë të njëjtin sikurse në versionin “cross hatchback”.
Kjo do të thotë se modeli bazik nën kapak do të ketë motorin 1.0 me tre cilindra me benzinë që prodhon 100 kuaj-fuqi. Sa i përket atij me naftë, do të duhej të llogarisnim në 1.6 Multijet me 130 kuaj-fuqi. Përveç tyre, në ofertë mund të gjendet edhe motori më i dobët me naftë prej 1.3 litra me 95 kuaj-fuqi.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Lucid zgjerohet edhe në Arabinë Saudite – fillon dërgimin e veturave të para tek klientët e saj

Një tjetër klasik i automobilave po del në pension

Mercedes bëhet prodhuesi i parë që merr miratimin nga Kalifornia për shitjen e makinave me drejtim autonom të Nivelit 3

Tesla në bisedime për të ndërtuar një fabrikë të re në një vend evropian

Ndodh edhe kjo, fut çipin nën lëkurë që të mund të hap derën e veturës së tij Tesla

Prodhuesi i veturave elektrike Lordstown planifikon të padisë Foxconn

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Kapiteni i Man Cityt, Gundogan: Ndeshja ishte 50/50, me fat që fituam ne

Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80