LAJMI I FUNDIT:

Honda S2000 elektrike pritet të dal në shitje brenda disa muajve

Honda S2000 elektrike pritet të dal në shitje brenda disa muajve

Thashethemet për kthimin e S2000 të Hondas kanë qarkulluar prej disa kohësh dhe janë intensifikuar ndërsa kompania përgatitet të festojë 75 vjetorin e saj këtë vjeshtë.

Roadster S2000 u krijua si pjesë e festimit të 50-vjetorit të Honda-s, ndaj edhe ky fakt kontribuoi në spekulimet se kompania japoneze po përgatit diçka të veçantë edhe këtë herë.


Car Magazine shkruan se Honda do të “befasojë botën me veturën e saj të parë elektrike” në fund të këtij viti. Ai model thuhet se do të bazohet në platformën e:N dhe do të mundësohet nga një motor elektrik i montuar në pjesën e pasme.

Flitet edhe për një version të mundshëm Type R.

“Type R do të thotë gara dhe kënaqësi. Një veturë elektrike mund ta ofrojë këtë, dhe Tipi R nuk duhet domosdoshmërisht të përdorë një motor me djegie të brendshme”, tha Kotaro Yamamoto, këshilltari teknik i Honda.

Honda ka publikuar dy ngacmues të veturave sportive elektrike deri më tani, vitin e kaluar kur u njoftuan planet për të nxjerrë 30 vetura elektrike në mbarë botën deri në vitin 2030.

Në atë kohë, kompania nuk tha shumë për to, përveç se njëri ishte një model “special” dhe tjetri një model “flagship”. Besohet se flamuri është në të vërtetë gjenerata e ardhshme Honda NSX, dhe “i veçantë” duhet të jetë modeli elektrik S2000. /Telegrafi/