LAJMI I FUNDIT:

Policia në Michigan arreston gjashtë persona nën akuzat për vjedhjen e mbi 400 veturave në vlerë 8 milionë dollarë

Policia në Michigan arreston gjashtë persona nën akuzat për vjedhjen e mbi 400 veturave në vlerë 8 milionë dollarë

Policia e Michiganit ka arrestuar gjashtë anëtarë të një rrjeti të dyshuar për vjedhje veturash, duke i akuzuar ata për vjedhjen e mbi 400 automjeteve në total prej 8 milionë dollarëve, vetëm në lindje të vendit.

Bëhet e ditur se krimet e tyre të supozuara përfshijnë më shumë se 40 juridiksione në të gjithë shtetin.

Siç raportohet, organizata kriminale po vidhte vetura për blerësit që kërkonin automjete të paregjistruara, përcjell Telegrafi.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Michiganit i ka lidhur automjetet e vjedhura edhe me krime të tjera si grabitje dhe vrasje.

Madje, prokurorja Dana Nessel, i ka krahasuar veprimet e grupit me videolojën GTA.

Të gjashtë personat janë të moshë 18-25 vjeç, ndërsa autoritetet janë në kërkim edhe të dy të tjerëve.

Ndryshe, Michigani është tronditur nga një valë vjedhje veturash vite më parë. /Telegrafi/