ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se është ende herët për të vlerësuar nëse takimi i zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani ishte i suksesshëm apo jo.

Pas takimit, Kurti tha se bisedimet kanë përfshirë të gjitha temat kryesore politike, por se ende nuk është arritur ndonjë përfundim konkret.


“I kemi edhe katër javë përpara deri në fillimin e seancës konstituive. Nuk ka temë që s’e kemi diskutuar, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion për ta ndarë me ju,” u shpreh ai.

Kurti tha se mbetet optimist për ecurinë e dialogut ndërmjet subjekteve politike.

“Jam optimist për racionalitetin që po mbizotëron nga këto takime. Është një ndërmarrje që kërkon besim dhe kohë për rezultate. E kemi edhe konfidencialitetin e këtyre bisedave. Kemi diskutuar për qeverinë dhe Kuvendin, por edhe për presidentin, ndërsa fokusi ka qenë te zhvillimet aktuale politike,” deklaroi ai.

Kreu i LVV-së theksoi se synimi i partisë së tij është arritja e një marrëveshjeje politike që do të shmangte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Ne jemi të interesuar për marrëveshje që të mos kemi zgjedhje. Synimi i përbashkët është që të shmangen zgjedhjet. Ne synojmë marrëveshje politike, pasi jemi subjekte politike,” tha Kurti./Telegrafi/